Gjimnazistja Magbule Gashi nga Kosova është nd arë nga jeta. Ky lajm i trishtë është bërë me dije nga vetë shkolla “7 Shkurti”në Obiliq, ku ajo studionte.
Në postimin e bërë nga gjimnazi nuk zbulohet arsyeja se pse Magbule ka ndë ruar jetë, ndërkohë thuhet se ajo ishte një nxënëse shumë e dashur.
“Njoftim mortor !
Jemi mësuar të shkruajmë e të bëjmë njoftime vetëm për sukseset dhe të arriturat e nxënësve tanë.
Tani po na dri dhen duart kur po shkruajmë njoftime të tilla të dhi mbshme, por ja që edhe vd ekja është pjesë e jetës, sado e dhi mbshme, e papranueshme dhe e padashur për ne.
Sot, morëm lajmin pikë llues se ish nxënësja e shkollës sonë Magbule Gashi qenka nda rë nga jeta.
Magbulja, ishte nxënëse shumë e dashur, me qasje shumë konstruktive dhe të matur me të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë.
Andaj, nd arja e saj nga kjo jetë, ka lënë në mërzi, jo vetëm pjesëtarët e familjes, por edhe të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë e saj.
Do të na mungojë përherë fytyra e saj e buzëqeshur, fryma pozitive dhe përkushtimi me plot dashuri për jetën.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Magbulen tonë të dashur !
U prehtë në paqe në botën e pasosur !”, thuhet në njoftim.