Teksa në Shqipëri diskutohet nëse ish-presidenti Ilir Meta ka qenë apo jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një tjetër çështje që po komentohet gjerësisht është raporti mes kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Avokati i njohur Idajet Beqiri në emisionin “Shqip” rrëfeu bisedën që ka bërë me Fatos Nanon në bu rgun e Bënçës, ku ky i fundit i ka konfirmuar faktin se Ilir Metën në PS e ka sjellë Sali Berisha.
Idajet Beqiri shprehet se Fatos Nano i tha hollësisht se Meta ishte dora e Berishës në PS dhe se e dinte shumë mirë që Ilir Metën e kishte kundërshtar, pra e kishte Saliun brenda në Partinë Socialiste.
“Isha në b urgun 313, m’u bë gjy qi dhe më çuan në bu rgun e Bënçës ku ishte edhe Fatos Nano dhe atje kam bërë një bisedë shumë të gjatë me të dhe i tregova historinë me Metën dhe Berishës. Nano ma pranoi dhe ma shpjegoi me hollësi që Metën në PS e ka sjellë Berisha. Nuk e them kot sepse Nano është gjallë dhe mund të ma kundërshtojë por nuk ma kundërshton dot pasi kam shënimet. Nano ma tha që Meta është dora e Berishës 100%. Nano e dinte shumë mirë që Ilir Metën e kishte kundërshtar, pra e kishte Saliun brenda në PS”, u shpreh Idajet Beqiri.