Loading...

Zbardhet dë shmia e babait të 7-vjeçares: ‘Skafi hyri me shpejtësi të madhe dhe më ndau nga vajza’

Është zbardhur dë shmia e Bledar Avdisë, babait të 7-vjeçares e cila hu mbi jetën, teksa u përpl as nga një skaf buzë detit, që drejtohej nga komisari Arjan Tase.
Ai ka treguar se skafi ka qenë me shume shpejtësi, aq sa n dau ate me vajzën, të cilën e kishte ka pur për dore.

“Unë u zhyta nën ujë- ka treguar ai- ndërsa skafi go diti vajzën”.

“Ishte ora rreth 14:00 dhe pranë bregut të detit isha duke u larë me vajzën. Në ato momente pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që zbriti një vajzë dhe më pas një grua me dy fëmijë hipën në skaf dhe drejtuesi i skafit kaloi litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtimin ku po lahesha me vajzën.

Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi god iti vajzën time me pjesën e motorit, duke e dë mtuar në të gjithë trupin.

Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin në breg”, mësohet të ketë thënë babai i 7-vjeçares, raporton News24.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com