Loading...

Punonjësit e P olicisë bëjnë të mundur gjetjen dhe transportimin disa orë me krahë dhe më pas me helikopter, të 2 turistëve gjermanë

Punonjësit e Pol icisë, të përkushtuar dhe të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për t’u ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve.

Pas shumë orësh udhëtimi në këmbë, në zonë të vështirë, punonjësit e Pol icisë bëjnë të mundur gjetjen dhe transportimin disa orë me krahë dhe më pas me helikopter drejt Tiranës, të 2 turistëve gjermanë.

Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se dy shtetas (turistë gjermanë), duke eksploruar zonën e quajtur “Curraj i Epërm”, për shkak të lo dhjes dhe errësirës nuk mund të vazhdonin ecjen.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e K omisariatit të Po licisë Tropojë, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bll okuar turistët.

Shërbimet e K omisariatit të Po licisë Tropojë, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve, kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën.
Pas disa orësh kërkimesh intensive në këmbë, në tërrenin e thepisur, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Vashqefen”.

Punonjësit e Po licisë fillimisht i nxorën 2 turistët nga terreni i rrë zikshëm dhe më pas i kanë transportuar ata deri në vendin ku ishte e mundur ulja e helikopterit.

Më pas turistët, me ndihmën e helikopterit, janë transportuar në spitalin e Tiranës dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com