Loading...

Zbardhet dë shmia e Arjan Tase: ‘Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq’

Ish-shefi i pol icisë, Arjan Tase i ka kërkuar ndjesë familjarëve të Jonada Avdijt, 7-vjeçares që i mo ri jetën me skaf.

Korrespondenti i Panorama, raporton se gjatë seancës gjy qësore Tase është shfaqur i tro nditur dhe është shprehur se “nuk donte kurrsesi të kishte ndodhur, ajo që ndodhi”.

“Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese”, ka deklaruar ai para togave të zeza, teksa u kërkoi ndjesë edhe të gjithë kolegëve të Policisë së Shtetit të prekur nga kjo situatë.

“Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq”, tha Arjan Tase.
Ai ka sqaruar edhe rrethanat e ngja rjes, që i morën jetën vogëlushes në breg të detit. Ish punonjësi i po licisë se Shtetit theksoi se nëse skafi do ishte rregulluar në anën e kundërt “do të kisha vr arë familjen time.”

“Në skaf kishte hipur vetëm nëna ime dhe djali im i vogël. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra me dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rregulluar në anën e kundërt do të kisha vr arë familjen time”, tregoi ai.

Arjan Tase nuk do të ankimojë masës e arr estit të vendosur nga Gjy kata e Vlorës. Ndërkohë pro kuroria ka paraqitur një video në cilësinë e provës materiale ku do te shikohet lëvizja e mjetit lundrues në momentet fa tale për vogëlushen.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com