Loading...

Paralajmëron Berisha: ‘Edi Rama, mos luaj.Nëse rritet çmimi i energjisë, gati për re voltë’

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se në rast se do të rrisë çmimin e energjisë elektrike, vendi do të njihet me revoltën më të madhe popullore.
Berisha tha se digat e hidrocentraleve po zbrazen dhe energjia po vidhet edhe pse kriza ka përfshirë të gjithë botën.

Nëse guxon të rrisësh çmimin do të përballesh me rev oltë të madhe. Iu bëj thirrje shqiptarëve të përgatitemi me të gjitha mundësitë ndaj këtij njeriu që është gati t’ju bëjë gjithçka për të pasuruar veten dhe familjarët e tij të nomeklaturës së PS.

Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë përndryshe PD dhe fronti për shpëtimin e Shqipërisë do të përgatisë rev oltën më të madhe. S’shtyhet më, ka tejkaluar çdo limit. Digat po zbrazen edhe tani që flasim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com