Vetëm një ditë pas konventës së djeshme ku u ndryshua emri i LSI-së në
“Partia e Lirisë”, ish presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë për mediat.
Meta ka theksuar edhe më parë se do të ketë përgatitje të vazhdueshme sa i takon rikthimit të llogaridhënies së qeverisë kundrejt qytetarëve dhe vendosjen e ligjit për referendumet.