Bajram Begaj është betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën si President i Republikës.
Gjate fjalës se tij ai ka dhëne dhe mesazhin e pare drejtuar qeverise dhe opozitës: Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin.
“Shqipëria ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane. Shqipëria europiane, sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur të popullit shqiptar. Është testament i ardhur prej historisë dhe bekim i së ardhmes.
Unë e njoh, mbështes dhe respektoj punën e qeverisë, por përpjekja dhe dëshira nuk justifikojnë asnjë dështim. Do të dëshiroja nga opozita të mos shihet konflikti para bashkëpunimit. Periudha që po jetojmë është nga më të paparashikueshmet,” u shpreh ai.