E fejuara e Mentor Salihit, mjeku që hu mbi jetën pak ditë më parë në një aks ident në Gjakovë, i ka dedikuar një mesazh të ndjerë.
Blerta Begaj shkruan në një postim në facebook, se nuk mund ta besojë që i dashuri i zemrës nuk është më, duke shtuar se gjen ngu shëllim tek fakti që ai vd iq si hero.
Postimi i plotë i Blerta Begajt:
Sot u bënë kaq ditë që prej ikjes tënde, e unë ende nuk po mbërrij me pranu e as me besu që ti nuk je më. Është kaq e vështirë të shkruaj për ty. Me ngu shëllon e më bënë krenare pa masë fakti që u ndave nga kjo jetë si një hero, ti nuk mbete vetëm heroi i zemrës time por u bëre heroi i të gjithë atyre që i ktheve në jetë kur nuk kishin shpresa, i atyre që të njohën, e i atyre që për herë të parë dëgjuan për ty, me veprën tënde madhore, me flijimin tënd, pikërisht ashtu siç gjithmonë veprove, vendosë të tjerët përpara vetës tënde.
Sot e gjithë Kosova të njeh si doktor Mentori, që dha jetën në shpëtim të jetës së njerëzve të tjerë, e gjithë Kosova të ka nderu, të ka thurur vargje e të ka kujtu, në kujtesën e secilit prej tyre do të mbetesh gjatë e përgjithmonë.
Sado që unë nuk po mundem me u pajtu e po përballem çdo ditë me dhi mbjen e ikjes tënde, më bënë me u ndi më lehtë fakti që ti ke lënë kaq shumë gjurmë në jetën time, e që e kam pas fatin me e njoftë një njeri si ti prej së afërmi. Krejt kujtimet me ty, që janë kaq të bukura, kam me i mbajt përgjithmonë në zemër e me jetu me to. Kështu kam me të mbajt afër e ti ke me jetu përgjithmone brenda kësaj zemre.