Këtë fudjavë ka pasur radhë të gjata pritjeje dhe trafik të rënduar në Vlorë.
Akset rrugore që të çojnë drejt bregdetit kanë qenë të bllokuara nga trafiku, ku dhjetëra makina janë gjendur të bllokuara në pritje për të shkuar në destinacion.
Përgjatë rrugës shihet një radhë e gjatë kilometrike për shkak të numrit të madh të automjeteve që kanë mbërritur në Vlorë me rastin e festave të fundvitit.
Familje të cilat jetojnë dhe punojnë në vendet fqinj sic është bërë edhe traditë, natën e ndërrimit të viteve e festojnë pranë të afërmve të tyre, fluksi në qarkullim ka shkaktuar rradhë të gjata.