Një minoren ka shkaktuar një ak sident të dy fishtë ditën e sotme në Berat. Mësohet se minoreni ishte duke drejtuar një automjet tip “Volvo” me targa gjermane kur ka përpl asur një grua e cila ishte duke kaluar te vijat e bardha.
Fill pas kësaj ai ka god itur nga prapa edhe një mjet tip “Volswagen Passat”, që po udhëtonte para tij në të njëjtën korsi. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se gruaja rreth 65-vjeçe, banore e lagjes “Çelepias” ishte duke kaluar rrugën me qeset e ushqimeve në duar kur u përp las nga minoreni i cili ishte duke ecur me shumë shpejtësi.
Mësohet se gruaja e pla gosur e cila është në gjendje të rëndë është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat. Bëhet e ditur se minoreni me iniciale B.O ia kishte marrë fshehurazi çelësat e makinës xhaxhait të tij i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania.