Një grua pretendoi në po lici se nuk është vetëm bashkëshorti i saj njeriu që po e dhu non, por gjithë fshati që i doli në mbrojtje atij. Sipas dosjes që ju tregua Gazetës Si nga burime shumë të sigurta pol icore pranë ko misariatit numër katër gruaja, e cila jeton vetëm me fëmijët mbasi e de noncoi bashkëshortin për dhu në dhe për këtë ai përfundoi në bu rg, u br aktis nga gjithë fshati.
Për këtë arsye ajo tregon sipas burimeve të pol icisë se fshatarët ku ajo jeton janë ndikuar nga i shoqi, që ndonëse në qe li për aku zën e dhu nës në familje vijon ta dhu nojë atë përmes urdhrave që u jep bashkëfshatarëve.
Burimet sqaruan për Gazetën Si se gruaja e moshës 43 vjeç ka inicialet B. L dhe jeton në zonën e Zall Bastarit. (Gazeta Si e disponon emrin e fshatit, por për të shmangur inc identet nuk po e shkruan këtë të dhënë).
P olicia bëri me dije për Gazetën Si se çifti ka pesë fëmijë dhe se jetonin me punët e fshatit si bujq. Ajo përmend për po licinë se jeton bashkërisht me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.
“Një ditë kur u ktheva e gjeta vajzën duke q arë dhe kur e pyeta më tregoi. Nuk mund ta toleroja dhe vendosa ta den oncoj. Ndaj burri u arr estua për dh unë në familje. Por aktualisht nga të gjithë fëmijët vetëm njëri nga djemtë i ruan komunikimet me të atin, kurse të tjerët nuk pranojnë të flasin me të”, e nis den oncimin 43-vjeçarja. Po licia citon pjesë nga kall ëzimi i saj se si jeta ju vështirësua mbasi fshati sapo burri u arre stua, ata mbajtën qëndrim.
“Burri na ka bll okuar në çdo gjë. Ka folur në telefon me banorët e fshatit dhe u ka thënë që të njoftojnë shoferët e makinave që marrin produktet e fshatit që prodhojmë, që mos të më shërbejnë mua dhe që unë të mos shes asgjë. Kështu që ata kanë fr ikë dhe nuk pranojnë të na shërbejnë dhe as të na transportojnë. Ndaj kam ngecur dhe nuk kam ku ta çoj mallin që prodhoj dhe as ku ta shes”.
E bra ktisur nga bashkëfshatarët që ajo i fajëson se e bllokuan për të jetuar, 43-vjeçarja vijon më tej sipas burimeve shumë të sigurta të Gazetës Si.
“Na ka dërguar fjalë përmes fshatarëve që mos t’i punojmë tokat se janë të tijat thotë. Unë kam një vit që nuk i kam punuar tokat se kam fri kë prej tij ndonëse është në b urg”.
Burimet i thanë Gazetës Si se gruaja i thotë poli cisë se ajo ka mbetur pa asnjë të ardhur, me përjashtim të ndihmës ekonomike që i jep shteti.
“Para ca ditëve mori në telefon nga bu rgu, telefonoi djalin dhe i tha kur të dal do t’ju v ras. Do ta vr as mamin se nuk më del inati që më ka futur në b urg. Mos t’iu gjej te shtëpia”, citon 43-vjeçarja të ketë thënë kryefamiljari përmes telefonit të qe lisë. Pa harruar se i shoqi e ka hu mbur qetësinë ndaj saj mbasi ajo e den oncoi dhe e dërgoi në bu rg për dh unë, gruaja shton se 46-vjeçari A. L pritet të dalë nga bu rgu në muajin shtator.
“Për këtë arsye jam e fri kësuar sepse koha ikën shumë shpejt dhe kemi fr ikë se do na vr asë, mua dhe fëmijët tanë. Ju lutem më mbroni”, ka deklaruar gruaja në po lici, e cila nga ana e saj thotë se përpos masave dhe het imeve të nisura ndaj bashkëshortit të dhu nshëm ka njoftuar me urgjencë njësinë për mbrojtjen e fëmijëve. Kjo strukturë është ngarkuar me detyrën që të hartojë raportin dhe t’ia delegojë koordinatorit vendor për të ndjekur mirëqenien e të miturve dhe të nënës së tyre./Gazeta Si