Loading...

E t rishtë/ Nd ahet nga jeta artistja e madhe shqiptare

Është nd arë nga jeta në moshën 69-vjeçare një nga balerinat e para shqiptare të Baletit të Kosovës, Esma Mulla.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë me anë të një postimi të publikuar në Facebook. MKRS shkruan se populli shqiptar ka hu mbur një artiste të madhe që kontribuoi shumë në art e kulturë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se u n da nga jeta Esma Mulla, njëra prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës.

Mulla ka qenë pjesë e Baletit në Kosovë qysh prej themelimit ndërsa me performancat e saj, ka shënuar kthesë jetike jo vetëm për baletin por për vrullin teatror dhe rritjen e vlerave kulturore në Kosovë. Ka qenë e njohur për një mori rolesh dhe shfaqjesh si “Legjenda mbi ngadhënjimin“,“Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana“.

Sot hu mbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për artin e vallëzimit dhe teatrit në veçanti, por edhe për kulturën e vendit tonë në përgjithësi.

Ngu shëllime familjes së Esma Mullës, miqve dhe komunitetit artistik!”, njofton Ministria e Kulturës së Kosovës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com