Loading...

Ja sa do shiten nafta, benzina dhe gazi nga sot pasdite

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në vend. Duke nisur nga sot pasdite, nafta do të shitet 249 lekë për litër, benzina 242 dhe gazi 83 lekë për litër.
Me vendimin e fundit nafta ka pësuar një ulje me 6 lekë ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njëjtë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot prej orës 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Vendimi:

Bordi i Transparencës në datë 29 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 249 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 237 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 230 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com