Loading...

Nëna e Hueyda El Saied: ‘Kur të v des fëmija, të vd es edhe shpirti’

7 muaj nga hu mbja e artistes së nd jerë Hueyda El Saied, në studion e “Rudina” ishte bashkëshorti i saj, Thierry Grosjean me djalin Gabriel, si dhe nëna e saj Diana Çoku. Për familjen e artistes dhi mbja është ende e madhe.

“Ndihem shumë keq, nuk kam fjalë për Hueydën… sepse kur të vd es fëmija, të vd es edhe shpirti bashkë. Por duhet të bëhem e fortë, sepse kam Gabrielin dhe Tierry-n”.

Ndërsa bashkëshorti Thierry Grosjean, tregon se që nga vde kja e artistes i është dashur të bëhet edhe nënë dhe baba për djalin e tyre 6-vjeçar.

“… është një aventurë e re për mua, është e mrekullueshme, e jashtëzakonshme. Ne jemi të fortë së bashku. Por është ende shumë emocionale për ne të shikojmë këto pamje, këtë fotografi të bukur të Hueyda-s”.

Që në nisje të emisionit, moderatorja Rudina Magjistari i falenderoi të ftuarit e saj që erdhën në studio, duke ditur se për ta nuk ishte diçka e lehtë.

“Faleminderit shumë ju që erdhët sot këtu sepse e di që nuk e keni fare të lehtë, të vini dhe të flisni, por Hueyda i ka takuar edhe publikut. Publiku e ka dashur shumë, u tri shtuam shumë kur mësuam për ngjarjen, kështu që e kemi përjetuar të gjithë shumë fort”.

Hueyda El Saied u nd a nga jeta në moshën 46-vjeçare në Nëntor të vitit që lamë pas, si pasojë e një sëmundjeje të rë ndë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com