Loading...

Ekspertët: Kr iza e urisë do të thellohet në mbarë botën! Çfarë po ndodh me grurin?

Përafërsisht 20 milionë tonë drithë gjenden në Ukrainë, me pak rrugëdalje nga ky vend. Është një kr izë që po e m byt ekonominë e Ukrainës dhe po ndërpret pjesën tjetër të botës nga furnizimi me drithëra.
Ndryshe, Ukraina siguron rreth 10 për qind të sasisë globale të eksporteve të grurit dhe pothuajse gjysmën e vajit të lulediellit në botë. Krahas Rusisë, Ukraina e bën këtë rajon një nga “shportat e bukës” në botë.

Mirëpo lu fta që Rusia i hapi Ukrainës dhe sa nksionet e vendosura kundër rusëve kanë goditur eksportet bujqësore nga i gjithë rajoni i Detit të Zi.

Këto produkte mund të zëvendësohen në tregun global, por me një kosto, shkruajnë mediat e huaja.

Kështu, ushqimi bëhet më i vështirë për t’u siguruar për vendet e varfra dhe për njerëzit e varfër në vendet e pasura. Sipas ekspertëve kjo mund ta thellojë kri zën e urisë në të gjithë botën.

Agjencitë ushqimore të Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se 49 milionë njerëz në 46 vende janë në rre zik që të go diten nga niveli i lartë i urisë këtë vit.

Sipas të dhënave, Ukraina eksportoi shumë nga prodhimet e saj të vitit 2021 përpara fillimit të agre sionit të Rusisë, duke përfshirë shumë grurë, por disa prej tyre, dhe produkte si misri, janë ende në ruajtje.

Veç kësaj, tani korrjet e këtij sezoni po fillojnë, por me hapësira të kufizuara për të vendosur të korrat e reja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com