Një autokombajnë që përdoret si arsye për të justifikuar pasurinë e dy shuar se vjen nga kr imi dhe një fshat i tërë dë shmitar në Gjyk atën e Posaçme. Kjo është fabula e një historie të pazakontë që nisi me Operacionin Forca e Li gjit dhe tashmë ka përfunduar në dyert e GJKKO.
Report Tv mëson se 240 banorë të fshatit Kozare në Kuçovë po dë shmojnë me kërkesë të SPAK dhe palës së ak uzuar, pro ose kundër Bektash Shtëpenjës, pronar i një autokombanje që korrte grurin në fshat. Institucionet ligjzbatuese dys hojnë se ai ka pasuri të bërë me paratë e dhëna nga i biri i cili është i dë nuar për tra fik dro ge në Itali.
Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokambaja të cilën e punon prej vitit 1991 si privat dhe nga 1980 ka qenë pjesë e kooperativës. 240 bashkëfshatarë do dë shmojë në gjy q. Deri tani kanë dës hmuar 120 bujq që thonë “kemi korrur grurin me Bektashin dhe e paguajnë pa faturë se s’kemi pasur kurrë NIPT”.
Prej një viti, disa prej tyre kanë bërë NIPT. Prokurorja Elida Kackini ka kërkuar konfiskimin e pasurisë si të ardhur nga kr imi. Ditën e sotme, Bektash Shtëpenja nuk ka shkuar sot në gj yq, por ka dërguar djalin me pretendimin se po korr grurin e fshatit.
“Kur të mbarojë gruri, vij në gj yq por kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S’jam kri minel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dës hmitë e fshatit siç thotë SPAK, jam punëtor”, mësohet të ketë thënë Shtëpenja.