Loading...

Aktivisti reagon ashpër ndaj mazhorancës: ‘Duhet të futen në b urg të gjithë’

Aktivisti dhe njëkohësisht pedagogu Arlind Qori ka folur në podiumin e improvizuar nga shoqëria civile e cila ditën e sotme prot eston përballë Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të ushqimeve dhe të naftës.

Gjatë fjalës së tij me megafon, Qori nënvizoi se kjo qeveri duhet të rrë zohet pasi sipas tij nuk mendon për hallet e popullit që nuk siguron dot bukën e gojës. Gjithashtu, ai theksoi se duhet të futen në b urg të gjithë ata që prishën rafinerinë e Ballshit.

“Shqipëria nuk është në k rizë nga lu fta por burimet e naftës janë falur, rafineria e Ballshit është sh katërruar. Ata që shk atërruan uzinën e Ballshit duhet t’i ngrysin ditët e tyre në bu rg. Shqipëria është në kr izë sepse qeveria nuk ka menduar asnjëherë për pavarësinë energjetike dhe për sigurinë ushqimore. Ne kemi një model ekonomik që varemi nga vj edhja dhe gr abitja. Në Shqipëri mbillet kan abis dhe jo bujqësi. Shqipëria është në kr izë pasi këta që na qeverisin sot dhe ata që na kanë qeverisur për 30 vite kanë menduar për veten e tyre. Shqipëria është në k rizë sepse këtu është ngritur një sistem politike ku populli nuk pyetet.

Ne nuk kemi kërkesa sepse do të thotë të ushqesh shpresat, ne kemi nevoja dhe të drejtat e mohuara. Ky palo kryeministër me këtë sistem partiak nuk na përfaqëson kurrë. Të gjithë së bashku edhe më shumë dhe më të vendosur duhet ta heqim këtë sistem qeverisës. Rroftë populli që kërkon të drejtat e veta deri në fund”, tha Qori.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com