Një pr otestë e madhe është paralajmëruar se do të mbahet në sheshin Skënderbej në Tiranë, të mërkurën në orën 18:00.
Pro testa është lajmëruar nga Organizata Politike, e cila shprehet se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të gazit e naftës ka ka pur majat e se nuk mban më ujë pilafi.
Njoftimi:
S’MBAN MË UJË PILAFI
Rritja e çmimeve s’ka të ndalur. Nafta ka arritur 258 lekë/litër, ndërsa vazhdojnë të rriten çmimet e ushqimeve dhe çdo produkti të domosdoshëm. Shumica dë rrmuese e qytetarëve gdhihen çdo ditë e më të varfër, më të gr abitur e të nëpërkëmbur.
Qeveria po dë shmon dita-ditës jo vetëm k apjen nga oligarkët, por edhe inkompetencë kr iminale në administrimin e kr izës. Oligarkët përfitojnë miliona euro subvencione, kurse më të varfrit marrin thë rrime të cilave po u skadon afati.
Ndërkohë që pjesa më e madhe e shoqërisë nuk përfiton asnjë masë lehtësuese, bordet qeveritare janë shndërruar në kartele ku përligjet rritja skandaloze e çmimeve.
Në këto kushte, të durosh është luks që s’mund t’ia lejojmë vetes. Askush nuk mund t’i varë shpresat te një qeveri hajdute, e kompromentuar dhe e paaftë.
Populli duhet të marrë në dorë fatet e veta.
Të mërkurën, ora 18:00, nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë.
Të gjithë në protestë!