Loading...

‘Tigrat i duan fëmijët por ata janë të vështirë për t’u tre tur’/ Shp ërthen Agron Llakaj: ‘Më shumë se e shëmtuar! Të hiqet menjëherë’

Aktori i humorit Agron Llakaj ka reaguar lidhur me tabelën, e cila ishte e vendosur në zonën ku ndodhet tigri në Kopshtin e ri Zoologjik të Tiranës.

Në tabelën paralajmëruese në kafazin e tigrit shkruhet: “Ju lutemi qëndroni të sigurt! Tigrat i duan fëmijët por ata janë të vështirë për t’u tre tur. Kështu që ju lutemi qëndroni prapa”.

Në një postim në Facebook Llakaj shprehet se kjo është një shprehje e shëmtuar ndaj dhe bën thirrje se pavarësisht nga ku mund të jetë marrë të hiqet menjëherë.

“Mirëmëngjesi! Kjo tabelë është vendosur në Kopshtin Zoologjik të Tiranës…një shprehje e shëmtuar, nga kudo ku është marrë, duhet të hiqet urgjent. Më shumë se e shëmtuar.”-shkruan aktori.

Kopshti Zoologjik i Tiranës u inagurua rreth një javë më parë ku prezent ishin kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj dhe kryeminsitri Edi Rama. Rama e cilësoi si një nga projektet më të rëndësishme dhe një nga hapësirat më argëtuese në kryeqytet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com