NJOFTIM PER NDARJE NGA JETA.
Njoftojmë bashkëfshatarët kallaratas se në datën 26 dhjetor 2017 ne Kallarat iu dha lamtumira e ndarjes nga jeta, Bilal Manxhar Ribaj në moshën 82 vjeçare.
Në ceremoninë e përcjelljes perveç pjesëtarëve të familjes e të afërmve, morën pjesë, miq e shokë të familjes, bashkëfshatarë dhe të ardhur nga Fieri e Vlora.
Bilali u lind në Kallarat në vitin 1935 në një familje te varfer, por me ndjenja patriotike dhe atdhetare.
Qysh në moshe te re, per shkak te ndarjes nga jeta te nenes, u perball me vështirësi të shumta të kohës dhe për ti perballuar ato u detyrua te punesohej para kohe ne punëra të vështira, fillimisht në Fabriken e Çimentos në Vlorë dhe më vone ne Minierën e Selenicës. Aty u njoh dhe lidhi jeten me bashkëshorten Ervehene.
Ne vitin 1958 u vendos me banim ne Fier dhe deri sa doli ne pension punoi eskavatorist në Ndërmarrjen e Bonifikimit. Bilali ishte punetor dhe specialist i zoti, shokë dhe mik i mirë, por mbi te gjitha edhe nje bashkëshort dhe familjar i mirë.
Me daljen ne pension ai u aktivizua dhe dha kontributin e tij ne degen e shoqatës “Kallarati”, Fier.
Amaneti i tij, para se të ndahej nga jeta, ishte te prehej ne vendlindjen e tij, në Kallarat, amanet te cilin familja dhe te afermit ia plotësuan.
La pas bashkëshorten dhe tre djem e tre vajza.
Kryesia e Shoqatës “Kallarati”, bashkohet me dhimbjen e famijes Ribaj dhe i shpreh asaj ngushëllimet më të sinqerta.
Qofte i paharruar emri dhe jeta e tij!