Loading...

Nënë e bijë përpl asen keq në studio: ‘Merr leckat dhe ik! Po gjyshen mua do ma ngecësh’

“Shihemi në Gj yq” ka mbërritur në pikën e parashtrimit të kërkesave të palëve. Kristina kërkon një zgjidhje për gjyshen e saj të sëmurë që po e mban në shtëpi teksa nuk ka mundësi financiare. Esmeralda i thotë vajzës së saj se nuk mundet ta hedhë në rrugë nënën, ndërkohë ajo vetë jeton në Francë. Gjyshja kishte në pronësi një shtëpi, por djali i saj, siç u zbulua gjatë rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan e ka shitur dhe e shtyn hyrjen e saj në të. Ndërkohë, nënë e bijë ndodhen në pozita të vështira përballë njëra-tjetrës dhe situatës.

Eni Çobani: Sot, ju e përballoni dot me gjendjen tuaj financiare mbajtjen edhe të gjyshes?

Kristina: Jo, unë nuk e përballoj dot. Nëse më thotë njeri që do ta mbash, të më japë ç’më duhen, le të rrinte gjyshja ime me mua. Ajo do një njeri që ta paguaj 24 në 24. Unë nuk ia dal dot.

Esmeralda: Po ç’ti bëj ta lë rrugëve? Ata të tjerët ia kthyen kurrizin, ta bëjmë edhe ne? Nuk e marrin njëherë në telefon ta pyesin.

Kristina: Unë e di shumë mirë që nuk do t’ia dijë njeri.

Ardit Gjebrea: Cila është zgjidhja që jep ti, Kristina?

Kristina: Nona do shtëpinë e vet.

Ardit Gjebrea: E di, po zgjidhja, cila është sipas teje?

Kristina: Dua një zgjidhje sa më të shpejtë se nuk mundem më, nuk di ç’të bëj, nuk di ç’drejtim të marr.

Ti vjen këtu pa asnjë kërkesë, sepse ka një gjë, ti kërkon që nëna të dalë nga shtëpia, por ku mendon të shkojë?

Kristina: Ajo po iku nga ne nuk ka jeri kush ta mbajë, me të gjitha gjërat si u bë tani nuk ka njeri. Atë nuk e vë në diskutim. Jam 27 vjeç, kam djalin 5 vjeç.

Ardit Gjebrea: Të kuptova shumë mirë, por cila do ishte një zgjidhje? Fillimisht do doja mendimin e Kristinës, pastaj të Esmeraldës që publiku të dëgjonte të dyja mendimet dhe pastaj të vlerësonte se dhe unë nuk do dija për kë të votoja.

Eni Çobani: Sepse të dyja në thelb kanë të drejtë.

Kristina: Para se daja të merrte lekët, e vetmja kërkesë e jona ishte hiqi nënën 5-10 mijë Euro, nesër-pasnesër, asaj do i bjerë këmba e dora dhe ajo ka paratë e veta, merr një njeri dhe jo gjithë ditën, por i bën gjithë ditën fresk. Unë po të kisha lekë nuk i kërkoja fare lekë nënës sime dhe me pensionin e saj nuk bëj dot asgjë. Unë kaq dua, që gjërat e saj t’i marrë por dhe unë të paktën mos t’i zgjas dorën kujt.

Nga ana tjetër, Esmeralda jep mendimin e saj, ndonëse nuk ka një zgjidhje konkrete për situatën.

Esmeralda: Unë po të isha këtu, po të jetoja në Shqipëri nuk e lija gjallë në botë nënën time sepse më ka bërë kokën, ajo më ka bërë sot që jam këtu, ka sakrifikuar që na ka rritur, ka hequr bukën e saj nga goja, na e ka dhënë neve dhe sot nuk është e drejtë që ajo të torturohet në atë mënyrë. Kam shkuar e kam gjetur në një gjendje çfarë të them, që nuk futeshe dot se qelbte në atë kasolle ku ishte ajo, një gjendje nuk bëhej. Jam zënë me nusen e vëllait, e kam hedhur në kurriz si fëmijë, e kam çuar në shtëpi. Ta them me shpirt, po të isha këtu nuk ia zgjasja dorën askujt, do hiqesha vetë, siç kanë bërë ata për mua që më kanë rritur mua, do ta bëja unë.

Prej një muaji që kujdeset për gjyshen e paralizuar, Kristina thotë në “Shihemi në Gjyq” se nuk mundet ta përballojë situatën sepse ka dhe djalin e saj 5 vjeç për të rritur. Nëna e saj, Esmeralda thotë se nuk e hedh dot nënën e saj mes rrugëve sepse fëmijët e tjerë i kanë kthyer shpinën. Përplasja mes nënë e bijë në rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan fillon të përfshijë edhe shtëpinë ku po qëndron Kristina, e cila është pronë e Esmeraldës. Kjo e fundit do të largohet sërish për në Francë ku jeton prej vitesh, ndërkohë Kristina pyet se ç’do bëhet me gjyshen pas ikjes së saj. Esmeralda: Kështu do më lësh edhe mua nesër ti?

Kristina: Ti je e re, ke akoma moshën tënde.

Esmeralda: Po nuk i dihet, ja shiko si erdhi, sot është nëna ime, nesër do jem unë.

Kristina: Nesër, pasnesër për ty do përgjigjem unë mama, mos harro. Por ti më ke vetëm mua, nuk ke bërë edhe të tjerë, në rregull? Nëna jote ka bërë 4.

Eni Çobani: Ka bërë ajo se ke dhe një vëlla.

Kristina: Vëllai është francez. Ajo dihet që te unë do vijë.

Eni Çobani: Pse nuk shpreson?

Kristina: As bëhet fjalë, ai s’ka ardhur një herë në Shqipëri.

Esmeralda: Jeni që të dy pjesë.

Kristina: Ma, jemi që të dy pjesë e saj, jam dakord. Që të dy fëmijët do bëjnë për ty. Unë për veten time sa të jesh gjallë, unë do bëj për ty. Ama dhe të tjerët kanë detyrime, në rregull? Siç ke bërë ti për nënën tënde. Sa vjet ke që e mban nënën tënde ti?

Esmeralda: Një jetë të tërë dhe do ta mbaj deri në frymën e fundit.

Eni Çobani: Në shtëpinë që jetoni, është jotja?

Kristina: Shtëpia është e mamit, por për momentin, meqë unë u ndava dhe mami nuk ka jetuar këtu se jeton jashtë, jetoj unë në shtëëpi, kam 4 vjet në atë shtëpi.

Eni Çobani: Dhe ti e konsideron si tënden?

Kristina: Po pothuajse është e imja.

Esmeralda: Nuk është shtëpia jote, është e imja.

Kristina: Më ke dhënë fjalën që është e jotja?

Esmeralda: Sa të jem unë gjallë është shtëpia ime.

Kristina: Më ke premtuar që është shtëpia jote?

Esmeralda: Është shtëpia ime, të kam dhënë fjalën kur të iki unë, tani për tani është shtëpia ime.

Kristina: Për sa kohë mua më del shkuma në atë shtëpi, unë po jetoj, ti vjen 15 ditë dhe ikën mama. A jam unë që po jetoj në atë shtëpi?

Esmeralda: Po, ti po jeton.

Kristina: Po nesër ti do ikësh, nënën a do ma ngecësh mua?/tvklan.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com