Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare, pasi prej muajsh ishte i shtruar rë ndë në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi.
Sipas burimeve të Tema, kanë qenë mjekët, të cilët kanë sugjeruar eutanazinë si zgjidhje përfundimtare dhe aparaturat i janë hequr.
Vetë familja e Nishanit ka udhëtuar për në vendin evropian, për të dhënë pajtimin e tyre.
Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vu ante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që Covid i kishte lënë në organizëm.
Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID e patën lënë me shenja pneumonie në mushkëri.
Gjendja e tij u stabilizuar për pak kohë. Por, më pas, ajo u përke qësua.
Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim e tashmë, nuk ka më kthim prapa.
Bujar Nishani ka lindur më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial e mori në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.
Ai ka patur kontribut të rëndësishëm në kabinetin e qeverisë Berisha, si Ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë.
Kohët e fundit Nishani u aktivizua me lëvizjen e Sali Berishës dhe mori pjesë në disa prej Foltoreve, si një zë i rëndësishëm që kërkonte ndryshime në Partinë Demokratike.