14 shqiptarë të tjerë janë nxjerrë nga k ampi i ISIS në Siri. Mes të shpë tuarve janë 9 fëmijë dhe 4 gra. 13 shtetasit shqiptarë u janë do rëzuar autoriteteve shqiptare. Lajmin e mirë e ka bërë zyrtari Abdulkari Omar përmes një postimi në Twitter, ndërkohë gazetarja e Abc Erneta Shevroja e ka konfirmuar lajmin nga ministria e Brendshme.
“Ditën e 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar një zyrtar i lartë sirian Dr. Abdulkarim Omar.
Deri më tani nuk janë publikuar emrat e grave dhe fëmijëve që ka nxjerrë nga ka mpi.