Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha ditën e djeshme se Serbinë e pret një javë shumë e rëndësishme dhe e vështirë.
Ajo tha se Vuçiç dhe Putin pritet të diskutojnë çmimin e gazit. Gjithashtu Brnabiç zbuloi se presidenti serb do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Ajo shtoi se Beogradi do të presë këtë javë një konferencë World Minds që do të mbledhë së bashku shkencëtarët dhe novatorët më të mirë të botës, si dhe politikanë të shquar.
“Nga cilido kënd që ta shikoni, kjo është një javë shumë e rëndësishme për Serbinë,” tha Brnabiç.
Duke folur për paralajmërimet se vjeshta dhe dimri i ardhshëm do të jetë i vështirë për të gjithë, Brnabiç tha se njerëzit në Serbi ndonjëherë nuk janë në dijeni të kr izës aktuale.
Nga njëra anë, kjo është mirë sepse tregon se qeveria po lu fton mirë dhe se kriza nuk po ndihet nga njerëzit”, tha ajo. “Edhe ne kemi pasur rritje të çmimeve, por ne po i mbajmë çmimet nën kontroll, kështu që njerëzit nuk e kanë ndjerë se kanë ardhur kohë më të vështira, apo se kanë kohë edhe më të vështira përpara”, tha Brnabiç.
Nga ana tjetër, kjo është e keqe sepse njerëzit nuk po përgatiten për dimër, i cili do të jetë i vështirë, tha ajo. E gjithë bota po përgatitet për dimrin më të ashpër që nga viti 1944 për shkak të çmimit të energjisë elektrike dhe pyetjes nëse do të ketë energji elektrike dhe ngrohje, si dhe për shkak të çështjes së furnizimit me ushqime, tha ajo.
“Do të ketë ushqim në Serbi, por do të ketë edhe mungesë ushqimi në botë. Ata, përfshirë Albin Kurtin, të cilët thonë se Serbia do ta përdorë atë avantazh për të ndikuar në vendimet politike në disa vende. Sa i përket ushqimit dhe ilaçeve, ne kurrë nuk do të sha ntazhojmë askënd”, tha kryeministrja serbe.