Loading...

A e njihni Berishën si kryetar të PD? Ja si përgjigjet zyrtari i Parlamentit Europian

Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister në një konferencë për mediat këtë të martë është pyetur nga gazetarët se a e njeh Sali Berishën si kryetar të PD-së dhe a do të bashkëpunojë me të.

Ai u pergjigj se nuk është vendi për të diskutuar për zhvillimet në PD, duke theksuar se do të ketë një konferencë në Roterdam javës që vjen ku do të diskutohet për zhvillimet në Shqipëri.

“Sa e thashë unë jam këtu si kreu i delegacionit parlamentar, jo si përfaqësues i EPP dhe nuk është vendi për të diskutuar për zhvillimet në PD. Do kemi një konferencë në Roterdam javës që vjen, atje do kemi takime, dhe do diskutojmë dhe për zhvillimet në Shqipëri.

Ishte goxha përvojë ajo që patëm në 2017 kur patëm nderin të ndihmonim në tejkalimin e disa diferencave politike. Kam simpati për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot jam si kreu i kom parlamentar i çështjeve të jashtme. Sot nuk kam mundësi të bëj komente publike për çfarë po ndodh në PD.

Të jeni të sigurt se në kapacitetin tim si anëtar i CDU po i ndjekim të gjitha zhvillimet në PD nga afër dhe do përpiqemi të japim mbështetjen tonë si EPP që të tejkalohen dallimet ose ndasitë” tha David Mcallister.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com