Mungesa e tij në këngën festive të fundvitit ra në sy kur Top Channel publikoi në datën 24 dhjetor, këngën ku personazhet kryesore të televizionit dhe stafi që punon pas kuintave, këndojnë dhe realizojnë një klip që i dedikohet publikut.
Kënga e përzgjedhur e 2017-ës ishte “Tren për Prizren” dhe ndërsa ishin gjithë personazhet e njohur të televizionit, ra në sy mungesa e gazetarit Sokol Balla.
Zakonisht Balla ishte i pari që hapte këngën e fundvitit, por pasi u hoq si Drejtor i Informacionit, duket se nuk do jetë më as moderator i “Top Story” në Top Channel .
Burime pranë këtij televizioni tregojnë për Dritare.net se ish-Drejtori i Lajmeve pati probleme me drejtuesit e kompanisë, menjëherë pasi realizoi emisionin me Saimir Tahirin, në shtëpinë e tij, emision që u prit keq për shkak të mënyrës si u realizua.
Ndërkohë vendin e Ballës në Top Channel e ka zënë gazetari i njohur Endri Xhafo i cili, mesa duket, që nga janari, do të drejtojë edhe “Top Story”, një emision i Top Channel, që për disa vite u drejtua nga Balla.