India ka ndaluar eksportet e grurit pasi çmimet rriten në mbarë botën për shkak të lu ftës së zgjatur të Rusisë kundër Ukrainës.
Drejtori i Përgjithshëm i Tregtisë së Jashtme të Indisë në një deklaratë tha se do të ndalojnë eksportin e grurit.
Ai tha se eksporti do vijojë vetëm për rastet kur letrat e kreditit të parevokueshme që janë lëshuar tashmë, ose nëse qeveria e Indisë jep leje eksporti për vendet që mbështeten te gruri për sigurinë ushqimore.
India është prodhuesi i dytë më i madh në botë i grurit, pjesa më e madhe e të cilit konsumohet në vend. Qeveria përmendi rritjen e çmimeve të grurit dhe nevojën për të mbrojtur sigurinë ushqimore në Indi.
Eksportet e grurit nga rajoni i Detit të Zi kanë rënë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, duke dërguar blerësit globalë që t’i drejtohen Indisë për të lehtësuar mungesën e furnizimit.