Kryeministri Edi Rama në një konferencë të mbajtur ditën e sotme për mediat i është rikthyer edhe njëherë shpalljes non grata të ish-kryeministrit Berisha.
Rama ka ironizuar deklaratat e Berishës se vendimi i DASH ishte një komplot mes tij dhe George Soros.
Më tej kryeministri theksoi se drejtësia të hetojë Berishën nëse s’ka fakte t’i kërkojmë falje.
“Janë të vërteta këto që thotë DASH për non-gratën e madhe. Apo po prisni Gjy katën e Parisit. Nuk kam dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje për një perkudhë. Kur them unë, as PS-ja. POarafytyrojeni ju sikur të ishte e kundërta, të isha unë subjekt i asaj deklarate. Po bëhet një vit. Nuk doni ta dini ju se çfarë ka ndodhur? Mund të jenë thashetheme gazetash.
Unë jam ak uzuar sikur ja kam bërë dosjen, unë me Sorosin dhe Blinkeni një noter në Uashington për të na nxjerrë deklaratate unë e drejtoj SHBA-në me George Sorosin. Kjo gjë zhvillohet në Shqipëri.
Ka një pjesë shqiptarësh që nuk e besojnë. Mendojnë se e ka bërë Sorosi me atë të gjatin. Kush do ta thotë këtë. E thotë sekretari i shtetit vetë. Është detyrë e institucioneve. Dhe me të drejtë thonë se më jepni provat. Kush do ja japi provat, Japonia? Provat i takojnë drejtësisë. Nëse ka mirë, nëse s’ka prova jemi të gjithë në rregull. Siç tha Ulsiu, kërkojmë dhe falje. Bëhemi bashkë dhe i themi Amerikës t’i kërkojë falje sepse keni vënë në si klet Virgjëreshën e vendit tonë pas asaj Teutës së Ilirëve, ishte ky, figura këtu” – tha Rama.