Loading...

Nga nesër vaji i lulediellit në Shqipëri do të vijë nga…

Nga nesër, vaji i lulediellit do të vijë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut. Lajmin e bëri me dije në një konferencë për mediat ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. Kjo marrëveshje është arritur mes dy vendeve theksoi ministrja në kuadër të bashkëpunimit nga nisma “Ballkani i Hapur”.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj: “Në Meqedoninë e Veriut nesër Republika e Maqedonisë së Veriut, do të marrë vendim të rëndësishëm që do çelë eksportet e vajit të lulediellit për Shqipërinë që ishte një produkt që sic kemi bërë të ditur është një produkt që importohej nga Ukraina dhe ka pasur mungesë në tregjet ndërkombëtare e arsyeja pse çmimet kanë qenë më të rritura.

Dua të siguroj që marrëdhënia e dy vendeve në kuadër të tregtisë do të vijojë të jetë shumë e mirë e do të vijojmë të lehtësojmë gjithë procedurat që kemi marrë përsipër në kuadër të Open Ballkan”.

I pranishëm në konferencë ishte edhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com