Loading...

Nga studentët te pensionistët, anëtarët e PS do të paguajnë një kuotë mujore për Partinë

Asambleja e PS ditën e sotme ka miratuar disa vendime dhe akte.

Bëhet me dije se mes vendimeve që janë marrë është edhe kuota mujore që duhet të paguajnë anëtarët e partisë për këtë vit.

Partia Socialiste do të marrë para nga ministrat, anëtarët dhe deputetët e partisë, por duke mos lënë jashtë as anëtarët pensionistët, të papunët dhe nxënësit e shkollave.

Çdo pensionist apo dhe student që është anëtar i PS, do paguaj 50 lekë në muaj, deputetët e ministrat socialistë do të japin nga 7 mijë lekë të reja. Të punësuarit anëtarë partie do të paguajnë nga 250 lekë deri në 2500 lekë.

Kurse shumën më të madhe në këtë listë do ta paguajnë anëtarët e PS që janë biznesmenët, të cilët do të japin 80 mijë lekë në muaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com