Gjykata e Posaçme Kundër Korr upsionit dhe Kri mit të Organizuar ka konfiskuar disa pasuri të deputetit të qarkut Berat, Kasëm Mahmutaj.
Togat e ze za të së Posacmes vendosën konfiskimin e 2 pasurive të paluajtshme tokë truall, 1 automjet dhe e apartamente në pronësi të deputetit, me dys himin se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kri minal.
Mahmutaj është deputeti i parë i republikës së Shqipërisë që i konfiskohet pasuria. Pasuritë u konfiskuan me kërkesë të SPAK pasi Kasëmi është vëllai i Gazmend Mahmutaj, subjekt i OFL-së.
Me dys himin se pasuritë e kanë prejardhjen nga aktiviteti kri minal gjykata e Posaçme ka konfiskuar në total 22 pasuri, që janë në pronësi të Gazmend Mahmutaj, familjarëve apo lidhjeve miqësore e shoqërore të këtij subjekti.
Referuar vendimit të gjy katës tre vëllezërve mahmutaj i janë sekuestruar, një pallat, apartamente automjete dhe disa ndërtesa të cilat janë në proces legalizimi. Pasuritë janë në emër të vëllezërve Gazmend, Behar dhe Kasëm Mahmutaj.
Operacioni Forca e Li gjit i dërgoi formularin për deklarimin mbi burimin e të ardhurave Mahmutajt më 18 shkurt të vitit 2020. Ai njihet si person me prece ndent kri minal. Mahmutaj është dë nuar rezulton i dë nuar me 25 vite burg për për trafik droge dhe shfr ytëzim pro stitucioni në Itali.
Operacioni Forca e Ligjit nisi më janar të vitit 2020, ku përgjatë një viti, OFL evidentoi rreth 1500 pasuri të dy shimta nga të cilat 523 u seku estruan me vendim gjy kate.