“Miq, zhvillimet e fundit në tërësi dhe Kuvendi i PD ka tmerruar Edi Ramën, i cili ka mobilizuar të gjithë lëpirësit e tij të përhapë trillime dizinformime mas htrime etj. Në krye të këtij kortezhi mjeran qëndron binomi i ndërklonuar Stanishiq – Zogaj të cilët kalojnë të diskretituar me tezat bajate nga studio në studio si zhurmues të ndryshkur.
Me këtë rast ju bëj thirrje studiove t’ju kërkojnë ndjesë shikuesve për ndjesitë që ju krijojnë”, ky reagim i Berishës në ndjekje të diskutimeve në “Opinion” ku ka sulmuar analistët Baton Haxhiu dhe Preç Zogaj, ka nxitur reagime në studio.
Baton Haxhiu është kundërpërgjigjur duke thënë se është një nga njerëzit që ka krenari në takim, gjë për të cilën nuk e ka sqaruar se për çfarë bëhet fjalë.
Duke marrë shkas nga reagimet e analistit, deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka thënë se është një lajm i mirë për shqiptarët dhe opozitarët që Kuvendi i 30 Prillit e ka shqetësuar Kryeministrin Rama dhe sipas tij këtë e tregon siç e quan ai barometri Baton Haxhiu.
Artan Hoxha: E shoh që revoltohesh vetëm për Sali Berishën, po ti nuk i sheh se sa shajnë dhe sa shpifin…
Baton Haxhiu: A më ke dëgjuar ndonjëherë se kam sharë në një studio apo se kam etiketuar dikë por megjithatë i ka ardhur fundi që një njeri të ndalet nga gënjeshtrat dhe diçka: I them këtij…
Blendi Fevziu: Kujt?
Baton Haxhiu: Këtij këtu që dha deklaratën se nëse ka dikush krenari takimi që është burrë me b*le nga ai takim, jam unë se ai nuk ka për ta përjetuar atë kurrë.
Belind Këlliçi: Ju paska shqet ësuar Kuvendi i 30 Prillit…
Haxhiu: Unë nuk kam asnjë shqe tësim se ju jeni të humbur. Unë vetëm analizoj mbi faktet dhe realitetin.
Belind Këlliçi: Lajm i mirë për shqiptarët dhe opozitarët është që 30 Prilli i ka prishur terezinë Ramës dhe këtë ia shfaq më së miri barometri, Baton Haxhiu.