Nga sot 1 Maj të gjitha shërbimet në Shqipëri do të kryhen online.
Sipas vendimit të qeverisë duke nisur nga sot të gjithë qytetarët mund të marrin online çdo dokument që i nevojitet, duke shmangur radhët e gjata dhe burokracitë.
“Në 1 MAJ nis epoka e re e shërbimeve pa sportele. Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale.
Ky është një stacion historik i Revolucionit Digjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit”, ka shkruar Rama në Facebook pak ditë më parë.
Po dje gjithë qytetarëve iu ka mbërritur në telefonat e tyre celularë një mesazh nga Kryeministria përmes së cilit njoftoheshin për risinë më të fundit.