Një aks ident mes një treni pasagjerësh dhe një kamioni ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Mamurras, ku për fat të mirë nuk ka pasur të lë nduar.
Po licia ka reaguar ndaj aksi dentit, ku ka bërë me dije se ka pasur vetëm dë me materiale.
Sipas uniformave blu shkak i ak sidentit është bërë mosdhënia e përparësisë në lëvizje nga drejtuesi i kamionit, ndaj të cilit u morën masa administrative bazuar në Kodin Rrugor.
Njoftimi i pol icisë:
Rreth orës 13:50, në Fushë Mamurras, treni i pasagjerëve me linjë lëvizje nga Tirana në Shkodër , i drejtuar nga shtetasi H.T. 67 vjeç , është përpl asur me një kamion të drejtuar nga shtetasi D.M. 47 vjeç.
Si pasojë, nuk ka patur asnjë person të lë nduar por vetëm dë me materiale.
Të dy drejtuesit e mjeteve, pasi janë testuar me aparat alkool testues, nuk kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.
Shërbimet e po licisë rrugore, kanë arritur të bëjnë spostimin e kamionit i cili kishte mbetur i bllokuar në rrugë, duke liruar rrugën dhe lejuar trenin me pasagjerë, që të vazhdojë lëvizjen drejt destinacionit të tij.
Në përfundim të veprimeve, ka rezultuar se, shkaku i përpl asjes me dë me materiale, është mosdhënia e përparësisë në lëvizje nga drejtuesi i kamionit, ndaj të cilit u morën masa administrative bazuar në Kodin Rrugor.