Zvicra ka hequr te gjitha masat kufizuese për shqiptaret qe duan te udhëtojnë drejt saj. Ministria e Puneve te Jashtme bën me dije se nga data 2 maj situata kthehet ne kushtet para pandemisë pa asnjë kufizim.
Njoftimi i Plotë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.
✅ Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.v