Loading...

Edmond Spaho bën deklaratën e papritur: ‘Më mirë të bëhet vet Rama President sesa ajo…’

Një prej emrave më të përmendur për t’u zgjedhur në krye të presidencës shqiptare, është Delina Fico, përfaqësuese e Shoqërisë Civile dhe bashkëshorte e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Në studion e emisionit “Pushteti” deputeti demokrat, Edmond Spaho u shpreh se Fico është edhe më e indoktrinuar sesa krerët e PS-së.

“Ky është një proces tërësisht fals, Në kushtet kur Edi Rama i ka të gjitha pushtetet, ai po përpiqet të kapë edhe presidencën sepse është në natyrën e tij që të kapë çdo gjë. Do duhej që në këtë situatë, së paku si një gjest për t’u përpjekur për të ruajtur disa balanca, të ishin të sinqertë dhe të bënin një ftesë ndaj opozitës ku kërkonin që të paraqiteshin kandidatura nga PD.

Më mirë le të vihet vetë Edi Rama edhe kryeministër edhe president. Është më e indoktrinuar sesa krerët drejtues të PS-së. Madje është edhe autorja e dosjes së Berishës në Departamentin Amerikan të Shtetit. Kështu që çfarë të thuash më tepër për këtë. Prandaj them le të bëhet Rama t’i mbajë të dy pozicionet”– u shpreh Spaho.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com