Ish-deputeti Kujtim Gjuzi ka rënë pre e kamerës së fshehtë të emisionit më të ri investigativ ‘Piranjat’. Gjuzit iu bë një kamera e fshehtë duke e bërë që të besonte se “ai lartë”, pra Rama e kishte propozuar për drejtor të RTSH-së.
Gjatë kamerës, Gjuzi prezanton edhe një platformë me 11 pika për rikthimin e RTSH-së në majat e saj, që “shqiptarët të thonë hallall ai 5 mijë lekëshi që paguaj te fatura e dritave”.
Por, me qëllim që të rriste besimin e agjentit të “Piranjave”, Gjuzi, i futur “në rrjetë” tashmë i ka treguar atij një video er otike duke pretenduar se në të ishte filmuar një politikan shumë i njohur në Shqipëri duke kryer marrëdhënie seksuale me sekretaren e tij jashtë Shqipërisë.
Gazetari nuk mundi që ta verifikojë plotësisht nëse bëhej apo jo fjalë për politikanin e njohur, edhe pse nga pamja, mashkulli në video, ngjan me politikanin që pretendon Gjuzi.
Gjuzi nuk është mjaftuar me kaq, po ka thënë se këtë video ia ka dërguar 11 gazetarëve si edhe Sali Berishës.