Disa të rmete kanë god itur mbrëmë Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa situata më e rëndë ka qenë në Stolac, ku është regjistruar magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter.
Elmira Sefo, 27 vjeç, hu mbi jetën nga një tër met në Stolac, ndërsa prindërit dhe motra e saj u pla gosën. Shumë miq dhe të njohur i dhanë lamtumirën e fundit Elmirës së v ra rë tra gjikisht përmes rrjeteve sociale.
Hafiz Nedim Botiq i ka dhënë lamtumirën e fundit Elmira Sefos në faqen e tij në Facebook, duke cituar ajetin kuranor “Të gjithë jemi të Allahut dhe tek Ai kthehemi”.
“Ne kurrë nuk e dimë se cila është dita jonë e fundit, kështu që çdo ditë jetoni si të fundit. Shumë i keqkuptojnë këto fjalë. Jetoni çdo ditë duke qenë gati për t’u kthyer te Zoti”, shkruan mesazhi në Facebook.
Portali lokal “Stolac.com” ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një foto të vi ktimës Elmira me mesazhin “Mëshirë për shpirtin tënd të bukur”.
Mesazh ka dërguar edhe Omer Cetres, atashe për media në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Bosnje dhe Hercegovinë.