Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reguar në lidhje me memet e publikuara në rrjetet sociale të cilat ironizojnë look-un e saj.
Ka qenë faqja e Brrylit që ka bërë disa meme për Kryemadhin, meme të cilat kryetarja e LSI-së i ka marrë me sportivitet.
Përmes një postimi në “Instagram”, Kryemadhi i kthen përgjigje faqes “Brryli Broadway”.
“Nuk thoni që shyqyr që jam Iphone 13 pro max nga mendja, se nga jashtë i fut një cover me ngjyra dhe shpëton”, shkruan Kryemadhi me batutë.