Miku i avokatit shqiptar Aineo Redo, 48 vjeç, i cili u gjet i vde kur në Itali ka rrëfyer me lot në sy takimin e fundit me të dhe pasionin që kishte për futbollin.
“E kam parë Aineon për herë të fundit mbrëmë (të mërkurën) kur bëmë një lojë futbolli. U përshëndetëm rreth orës 23:30. Ai më tha shihemi në zyrë. Por të nesërmen, kur mbërrita, nuk ishte aty. Pastaj më telefonuan kar abinierët”, tha avokati Mario Di Frenna.
Më pas ai thotë se të gjithë klientët e donin avokatin shqiptar.
“Aineon e donim të gjithë, vlerësohej nga klientët dhe komuniteti shqiptar, të cilin ai e ndihmoi shumë. Ai ishte avokat i zgjuar, i ndershëm, i dashur dhe gazmor. Ai nisi çdo gjë nga e para këtu pasi erdhi nga Shqipëria. Ndërtoi me sakrifica një rrugë të shkëlqyer në karrierë”.
Në vitin 1996, avokati Redo, me origjinë nga Bulqiza, hipi në një gomone me rreth 30 bashkatdhetarë të tjerë dhe zbarkoi në Pulia.
“Me vete kishte vetëm pasaportën dhe rrobat”, tregon Di Frenna.