Ndonëse nuk qëndroi shumë në programin Përputhen, Beart Rexhepi bëri shumë zhu rmë pasi doli prej tij për shkak të lidhjes me Tea Trifonin.
Tashmë Bearti I është përkushtuar stërvitjes dhe në Instagram ka postuar edhe një plan të veçantë ushqimor dhe program ushtrimesh.
Pra Bearti është bërë Trajner personal në palestër dhe ajo që bien ë sy janë çmimet!
Një plan i veçantë ushqimor për çdo person nga Beatri kushton 150 euro, një shifër deri-diku e përballueshme.
Mirëpo, për t’u stërvitur me Beartin 3 herë në javë duhet të paguash 100 euro, ndërkohë për pesë herë në javë duhet të paguash 1500 euro!
Këto shifra si duket nuk lidhen me realitetin shqiptar, pasi janë të paktë personat që kanë mundësi të paguajnë një shumë të tillë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Postimi i ish-konkurrentit ka ngjallur edhe indinjatë tek ndjekësit e tij, ku i kërkojnë edhe që ta fshijë postimin.