Loading...

Sali Berisha: ‘Rama ka humbur kontrollin, ndërsa Basha…’

Ish-kryemeministri Sali Berisha ka folur mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili në kongresin e Partisë Socialiste u kërkoi prokurorëve të SPAK që të hetonin Berishën.

“Ka h umbur kontrollin”, u shpreh Berisha, teksa shtoi se edhe më herët për të janë dërkuar qindra dosje, mirëpo prokurorët janë “tallur” pasi nuk ka patur asnjë bazë për to.

“Akuza të Ramës ndaj meje? Janë dërguar më përpara me qindra dosje dhe prokuroët janë tallur, kanë qeshur sepse nuk kanë pasur asnjë bazë në ato aku za të parashtruara në dosje.

Unë e kam thënë me dhjetëra herë, ai e faktoi para shqiptarëve. Meqë e sheh se kohërat po i vështirësohen, se loja me opozitën fallco po i merr fund, ai ndihet shumë keq saqë humbet kontrollin dhe i thotë SPAK-ut: Skape Berishën”, tha Berisha.

Teksa shtoi se ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej muajsh u thotë demokratëve se lideri historik i PD do të arrestohet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com