Loading...

Motra e 30-vjeçares rrëfen si ma shtroi Fatjon Hoxha, Merushen: ‘I tha jam beqar, e ndau nga burri’

Motra e 30-vjeçares së mas akruar me thi kë nga babai i të dashurit të saj thotë se Merushe Hazizi u div orcua me bashkëshortin pasi në mes hyri Fatjon Hoxha, duke fajësuar këtë të fundit si shkaktar të tr agjedisë.
Motra e vi ktimës rrëfeu se Merushe Hazizi dhe bashkëshorti i saj Andueli u ndanë, pasi u riu iu prezantua 30-vjeçares si një “djalë beqar, pa angazhime dhe pa fëmijë”, ndërkohë që ishte i martuar.

“Prindërit janë detyruar të rrisin fëmijët, se Merushja u largua. As Andueli dhe as Mirushja s’janë kujdesur, por prindërit e mi. Shkaku që është ndarë nga Andueli ka qenë Fationi. I ka thënë s’kam grua e fëmijë, pastaj doli e vërteta.

Merushja i tha: ‘Kur ke fëmijë e grua, pse më p rish familjen mua?’. Ne nuk e njihnim Fatjonin kur u prezantuam atëherë. Kanë 3 vite të lid hur. Dy vite Merushja nuk ka ardhur, kohët e fundit fillova i afrova unë dhe më pas i pranoi familja. Ne nuk është se s’pranonim Merushen, por Fationin.

Na vinin fjalë për të, dhe ja ç’na ndodhi. E ndau nga burri e fëmijët, i tha jam beqar. Ai ishte shkaktari, e mori në qafë. S’është e lehtë. Lajmin e vde kjes ma dha motra që ishte në fshat aty, kishte parë ambulancën. Të vërtetën e mora vesh nga Fationi. Shkova te vendi i ngja rjes.

Më tha: ‘Babi më vr au Merushen’. ‘Ore ça po thua’, iu drejtova. ‘Çdo gjë ka mbaruar, të dy kanë vde kur’, m’u përgjigj. I thashë: ‘Çfarë më bëre, më more motrën nga duar’. I kisha thënë do të ndihmoj. ‘Më shikonte në sy ballë për ballë dhe qante’.

Andueli nuk ishte njeri i keq, është e pafalshme që s’pa 3 djemtë. Fëmijët ishin të tre në va rrim, 7, 4 dhe 3 vjeç. Ishin pjesë e va rrimit, por s’kuptonin ç’po ndodhte. Ishin të prekur. Fëmijëve do t’u dalim për zot deri në fund, për çdo gjë”, rrëfeu Esmeralda.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com