Loading...

Do largohet nëse humb zgjedhjet? Përgjigjet Sali Berisha dhe lëshon batutën epike

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh edhe njëherë se gaboi me Lulzim Bashën duke i besuar drejtimin e partisë që themeloi. I ftuar në “Bardh a Zi”, Berisha tha se në atë kohë besonte se ish-kryedemokrati Basha kishte më shumë shanse të ishte lideri i ri i partisë, pasi ishte vinte si kryetar bashkie.

Po ashtu, Berisha tha se nëse nuk ia del që të mundë Edi Ramën, do të tërhiqet, ndërsa tha me humor se një rikthim tjetër do të ishte në dorë të Zotit.

“Në kohën kur doli, duke qenë kryetar bashkie kishte shanse më shumë se çdo njeri tjetër që të dilte. Sepse ishte pushteti më i fuqishëm i PD në atë kohë. Unë bërë gjithçka për fitoren e tij në bashki kjo është e vërteta brenda ligjeve. Por fitoren në PD e kishte sepse ishte kryetar bashkie.

Po ta dija se do të dilte në këtë mënyrë nuk do i kisha besuar kurrë. Bëra gjithçka për fitoren e tij. Uroj që Rama të mos e krahasojë Velajn me Bashën. Të mos i duket Lulzim Bashë sepse do ta largojë tre herë para se ta kandidojë për së dyti. Balluku po i afrohet. Edi Rama e di që është i fuqizuar Veliaj.

Nëse nuk fitoj? Largohem! Flet Statuti! A do rikthehem për së katërti, vetëm zoti e di. Do bëj gjithçka për të rikthyer shpresën tek të rinjtë shqiptarë për të mbjellë shpresën se aty fillon gjithçka,“-tha Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com