Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike vijon procesin për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të PD-së. Ditën e dielë, zgjedhjet mbahen në qytetin e Vlorës, ku do të garojnë katër kandidatë.
Ata janë: Atird Nuri Hoxha, Edmond Caush Banushaj, Fatjon Besim Fejzaj dhe Lorenc Sazan Danaj.
“Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë anëtarët e PD Vlorë nga Dhjetor 1990, Ditën e Diel datë 17.04.2022, nga ora 08:00 deri më 18:00, pranë “Pallatit të Kulturës Labëria” (salla e Galerisë, kati i parë), në zgjedhjet për Kryetar PD Vlorë. Anëtarët duhet të paraqiten me Kartën e Anëtarësisë dhe Dokumentin e Identifikimit në ditën e votimit”, bëhet me dije në njoftimin për anëtarët e PD-së në Vlorë.