Bom bardimet ruse në lindje të Ukrainës janë intensifikuar, teksa sulmi ka hyrë në ditën e 47-të. Mes bo mbardimeve të vazhdueshme është Harkivi, ku gjatë 24 orëve të fundit numërohen 66 zona të go ditura nga rusët, me pasojë vd ekjen e 11 civilëve.
Një ndër she njestrat kryesore të betejës është edhe Mariupoli i rra fshuar në pjesën më të madhe. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, gjatë një videokonference me deputetët e parlamentit të Koresë së Jugut, ka deklaruar se me dhjetëra mijëra civilë janë vr arë vetëm në këtë qytet.
Ai kërkoi ndihmë me ar matime edhe nga Seuli në mbështetje të mbrojtjes së Mariupolit që e quaji zemrën e rez istencës ukrainase, e cila sipas tij nëse pushon së rra huri, Kievi do të jetë në një pozitë më të dobët në lu ftën kundër Rusisë.
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer vizitoi këtë të Hënë Moskën për të ndërmjetësuar me Vladimir Putinin, fundin e lu ftës në Ukrainë. Ai është lideri i parë perëndimor që vizitoi Rusinë që prej nisjes së sul mit në Ukrainë. Sipas një deklaratë nga zyra e shtypit të Nehammer mësohet se ai ka thënë se kjo nuk ishte një vizitë miqësore. Kancelari e përshkroi bisedën me Vladimir Putinin si të drejtëpërdrejtë, të hapur dhe të ashpër, teksa tha se nuk ka vend për optimizëm.
Ai i bëri thirrje presidentit rus të përfundojë lu ftën pasi nga kjo situatë ka vetëm hu mbës. Austria është vend neutral, por ka shprehur hapur kundërshtinë ndaj su lmit rus.