Një mjek nga Koreja e Jugut ka thënë se njerëzit që nuk janë infektuar ende me Covid-19 nuk kanë miq.
“Të rriturit që nuk janë infektuar ende me Covid-19 janë ata që kanë probleme ndërpersonale”-shkroi në Facebook nënkryetari i Shoqatës Koreane të Vaksinave, Ma Sang-hyuk.
Ai e fshiu postimin pak më vonë për shkak se nuk mund të përballonte disa reagime.
Korean doctor says those who haven’t contracted COVID-19 have no friends
Ai tha se e kishte menduar ndryshe dhe se fjalët e tij ishin keqkuptuar. Gati 63 për qind e 52 milionë banorëve të vendit kanë marrë vaksina përforcuese për Covid-19, ndërsa më shumë se 86 për qind të popullsisë është vaksinuar plotësisht.
Komentet e mjekut vijnë pasi një variant i ri i quajtur BA-2 është gjetur në Evropë, Britani të Madhe dhe SHBA. Ekspertët thonë se ky variant është i vështirë për t’u zbuluar dhe besohet të jetë po aq infektues sa fruthi.