Loading...

Franca i jep ‘shuplakën’ e radhës Rusisë

Franca njoftoi më 4 prill se do të dë bojë diplomatë rusë, si pjesë e veprimit të përbashkët evropian, pas push timit rus të Ukrainës.

“Franca ka vendosur sot që të dëb ojë një numër të personelit rus me status diplomatik të vendosur në Francë, aktivitetet e të cilëve janë kundër interesave tona të sigurisë”, tha të hënën Ministria e Jashtme franceze.

AFP raporton se një burim brenda kësaj ministrie ka bërë të ditur se 35 diplomatë rusë do të dë bohen.

“Ky veprim është pjesë e qasjes evropiane”, tha ministria franceze. “Përgjegjësia jonë e parë është gjithmonë që të garantojmë siguri për popullin francez dhe evropian”, shtoi MPJ e Francës.

Ky njoftim i Francës pason atë të Gjermanisë, Lituanisë dhe Letonisë që njoftuan se kanë marrë vendim për të dëbuar diplomatë rusë në përgjigje të veprimeve “bru tale” të Rusisë në Ukrainë.

Në mbarë Evropën ka pasur reagime të ashpra ndaj vra sjeve të civilëve në Buça, qytet në afërsi të Kievit, ku sipas fotografive dhe videove të publikuara, civilët e vr arë shihen të shtrirë nëpër rrugët e këtij qyteti.

Ukraina i ka cilësuar vr asjet në Buça si gjenocid, ndërkaq Kremlini ka thënë se forcat e tij nuk janë përgjegjëse për këto vr asje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com