Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola shkoi ditën e djeshme në Kiev, në Ukrainë, për të shprehur mbështetjen dhe shpresën e Bashkimit Evropian për popullin ukrainas dhe për të dën uar su lmin e pajustifikuar rus.
Ajo shkoi me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Ukrainës Verkhovna Rada, Ruslan Stefanchuk, njoftoi Zyra e Shtypit e PE.
“Jam këtu për t’ju thënë se jemi me ju, në kohë të mira dhe në kohë të vështira.
Nuk do t’ju lëmë vetëm. Për mua, për Evropën, për botën, ukrainasit janë heronj; ju po lu ftoni për atë që ne të gjithë besojmë: lirinë, demokracinë, shtetin e së drejtës. Pa këto vlera nuk ka asgjë tjetër”, theksoi ajo.
Roberta Metsola bëri tre premtime për deputetët e Verkhovna Rada-s së Ukrainës. Presidentja e Parlamentit Evropian tha se Evropa nuk do ta lërë pa e kundërshtuar këtë agre sion: “Përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë kryer këtu. Nevojiten san ksione gjithnjë e më të ash pra”.
Ajo konfirmoi gjithashtu mbështetjen e Parlamentit Evropian ndaj aspiratës së Ukrainës për t’u bërë kandidate për anëtarësim në BE: “Ukraina është Evropë; më shumë se kurrë më parë, Ukraina e shikon BE-në si destinacionin e saj”.
Metsola premtoi se “ne do të kujdesemi për familjet ukrainase që janë detyruar të ikin deri në ditën kur të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre”. Ajo tha gjithashtu, “ne do të krijojmë Fondin e Mirëbesimit të Solidaritetit të Ukrainës dhe do të organizojmë një Konferencë Ndërkombëtare të Donatorëve për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës”.